100 mije euro ditelindje! Kush eshte milioneri qe po cmend Luana Vjollcen, ia ka marre zemren me …(Foto)

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen në mënyrë madhështore, duke marrë një surprizë që la pa fjalë ndjekësit e saj.

Që në mëngjes, motra e saj Marina e surprizoi me një ambient buzë pishinës, të dekoruar plot ngjyra dhe dashuri.

Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë kudo në hapësirën festive, duke e kthyer festën në një skenografi përrallore.

Pamjet e publikuara nga vetë Luana në “Instagram” tregojnë detaje nga dekorimi i veçantë dhe kanë marrë mijëra reagime brenda pak kohe.

E natyrisht që i gjithë kurioziteti ishte se kush ia dhuroi moderatores këto trëndafila, që kapnin vlerën e mbi 20 mijë euro.

Kujtojmë se prej disa kohësh prezantuesja është ‘single’, ndaj edhe të shumta kanë qenë aludimet se në fakt, një dashuri e re është në horizont për të, duke marrë vëmendjen e mediave, por jo vetëm.

Pas lidhjes me Krenarin, Luana u përfol për një histori me një djalosh të njohur në qarqet e biznesit në Tiranë.

Dyshja u zbulua nga fotot në Paris, ku shfaqen në të njëjtin vend në rrjetet sociale.