Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për
Motra e 34-vjeçarit Kristian Kola i cili u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të shtune për “Euronews Albania” duke thënë se policia ka gisht në vrasje. Akuza e fortë e motrës së viktimës duket se po i ndryshon rrjedhën ngjarjes ndërsa mbetet në dorën e autoriteteve për të zbardhur të vërtetën.
Teksa kërkon drejtësi për vrasjen e vëllait të saj, Mariza Kola u shpreh se 34-vjeçari nuk ka patur kurrë konflikte dhe familja nuk ka as ndonjë hasmëri.
Me lotë në sy teksa thotë se “s’është e lehtë të fusësh djalin 32 vjeç në dhe”, Mariza Kola thekson se as babain e saj nuk e kanë lënë të shohin trupin e viktimës kur u transportua.
“Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kërkënd.
Asnjë gjë nuk dimë, asgjë nuk na kanë thënë. Nuk është e lehtë ta fusësh në mendje këtë. Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi.”-tha Mariza Kola.
I vetmi fakt që dihet është se dy persona me motor kanë kryer vrasjen e Kristian Kolës. Të maskuar me veshje të zeza dhe skafandra, dy personat kanë qëlluar në drejtim të Kristian Kolës i cili po pinte kafe pranë “Kinema Republika”.
Sot, në fshatin Vukatanë të Shkodrës u gjet një motor i djegur, çka ngre dyshimet se i përket autorëve të krimit. Dyshohet se dy autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për tu arratisur ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.
Në fshatin Vukatanë të Shkodrës është gjetur një motor i djegur, çka ngre dyshimet se është motomjeti të cilin përdorën autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola dy ditë më parë pranë “Kinema Republika”.
Dyshohet se dy autorët e vrasjes të cilët qëlluan tetë plumba drejt të riut, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për tu arratisur pas krimit.
Mbeten ende mister arsyet e vrasjes së të riut Kristian Kola ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për konflikte të mundshme që mund të ketë patur viktima.
I riu Kristian Kola ka qenë dy herë jashtë Shqipërisë për periudha të shkurtra ndërsa nuk dihen motivet e vrasjes së tij.
Në Shqipëri, Kristian Kola nuk rezultonte person me precedent penal ndërsa së bashku me të atin kishin një kompani ndërtimi.
Autoritetet pritet të zbardhin të tjera detaje në lidhje me vrasjen ndërsa deri tani e vetmja gjurmë e dyshimtë që mund të kenë lënë autorët, është një motor i djegur.
Dy personat ende të paidentifikuar, qëlluan tetë plumba drejt të riut me pistoletë me silenciator duke e lënë të vdekur në vend ndërsa ishin të maskuar me veshje të zeza dhe skafandra në kokë.
NIKOLETA KOVAÇI/ Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës mbrëmjen e së enjtes në Shkodër vijon të mbetet pa autor e pa shkaqe.
Ndonëse krimi i rëndë ndodhi në mes të qytetit, nën syrin e dhjetëra dëshmitarëve dhe të dhjetëra kamerave të subjekteve private, atentatorët mundën të largohen me një motor me të cilin arritën të kryenin edhe vrasjen. Në momentin e ekzekutimit, Kristiani ka qenë i ulur në një tavolinë përjashta lokalit, në anë të rrugës, çka do të thotë se nuk ka qenë në dyshim për ndonjë akt ndaj tij, ndërkohë bëhet me dije se në tavolinë me të ka qenë edhe një person tjetër. Plumbat janë lëshuar mbi të, ndërsa ai ka tentuar të lëvizë nga tavolina, por pa mundur t’u shpëtojë ekzekutorëve. Vrasësi, i maskuar me skafandër, pas ekzekutimit, është kthyer në motor, ku janë larguar bashkë me person tjetër që shërbente për transportues.
Policia i ka pamjet vizive të të dy personave, edhe të mjetit motor, por ende nuk ka mundur të ngrejë asnjë pistë hetimore, ndërsa të afërm të viktimës mësohet se nuk kanë dhënë asnjë dëshmi që e ndihmon hetimin të shkojë drejt zbulimit të autorëve të krimit të rëndë që tronditi sërish Shkodrën mbrëmjen e 4 shtatorit. Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se Kola nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, ai kishte një firmë ndërtimi bashkë me të atin, me të cilin bëhet me dije se kohëve të fundit kishin marrë punë në kinemanë e qytetit për të kryer punime.
Gjithashtu viktima nuk njihet si pjesë e grupeve kriminale në Shkodër, ndonëse ende grupi hetimor ka shumë punë për të bërë në lidhje me lëvizjet e viktimës kohëve të fundit. Pasi, duket se vetëm duke zbuluar të shkuarën e viktimës, policia mund të arrijë në ndonjë konkluzion të paktën për të formuluar ndonjë pistë hetimi.
HETIMET MBI VRASJEN
Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur krimin e rëndë, bëhet me dije se ka marrë dëshmitë e para si dhe ka mundur të sekuestrojë një sërë pamjesh filmike, ku është shquar mjeti me dy vrasësit para dhe pas vrasjes. I riu dyshohet që është ndjekur për disa ditë me radhë, ndërkohë që policia ka hasur në gjurmë të një motori të dyshimtë edhe në dy zona të Shkodrës ditë para ngjarjes. Referuar të dhënave që vijnë nga Shkodra, bëhet me dije se Kristian Kola ka udhëtuar jashtë vendi muajve të fundit, por asnjë e dhënë nga ka mbërritur në polici për përfshirjen e tij në ndonjë ngjarje apo aktivitet jashtë vendi.
Nga të dhënat saktësohet se policia ka marrë në duar ‘kartelat’ e të gjithë personave që janë shoqëruar me të riun ndër vite, si dhe po hetohen lidhjet e tij me persona që mund të kenë të shkuar të dyshimtë. Nga deklarimet e para nuk bëhet me dije se familjarë apo të afërm të ishin në dijeni të ndonjë konflikti të Kolës, ndërkohë që policia dhe prokuroria presin këqyrjen e telefonit të viktimës për të parë jo vetëm kontaktet por edhe ndonjë komunikim të tij me persona të listuar si persona me precedentë. Në ditët në vijim do të jenë njerëzit e familjes, kryesisht i ati, personi që kishte edhe më shumë afërsi me të që pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me itineraret e të birit ditëve të fundit.
Po ashtu persona që janë pjesë e shoqërisë si dhe priten verifikime të dhjetëra pamjeve filmike, pamje që mund të fiksojnë detaje të vlefshme për hetimit. Vetëm pak ditë më parë një tjetër krim i rëndë e tronditi Shkodrën, por autori nuk u largua nga banesa e tij, pasi vrau kushëririn me armë zjarri, ndonëse tha se ishte në kushtet e vetëmbrojtjes.
/Gazeta Panorama