Vajza e Met Begës, Matilda ka treguar një moment në jetën e saj kur është tronditur nga një thashethem që i kanë treguar.
Gazetarja ka treguar se thashethemi më i cuditshëm që ka dëgjuar për vetën ishte para disa citesh kur i thanë se babit, Met Bega ka dhe një vajzë tjetër.
Matilda rrëfeu se si një shoqe i kishte thënë se ka dëgjuar se ka një motër. Ajo shprehet se e mori me të qeshur, por nuk mohon se e kishte “lënë pa gjumë”.
Madje Bega kishte shkuar dhe kishte pyetur edhe mamanë e saj në lidhje me këtë thashethem që kishte dëgjuar.
“Më thotë mua një shoqe ‘po ti moj Matilda, 30 vjet shoqe bashkë, ti ke një motër dhe nuk më ke treguar?
Unë i thashë motër? Unë kam vetëm një vëlla, tani nëse babi ka bërë një motër dhe nuk na ka treguar, me një mama tjetër, mund ta kem.
Është e sigurt. Ma ka thënë njëra është vajza e Met Begës, më tha.
Shkova te mami, se babin nuk e pyesnim dot më dhe e pyes mos kemi një motër?.
Mu bë aq fobi kjo saqë një ditë shkova te varrezat, te babi. Atje pashë një lule, atë lulen nuk e kisha çuar unë. Kush e ka lënë, mos e ka lënë motra?
Pas shumë kohësh takoj këtë shoqen time, ‘e more vesh ti?’”, jo i thashë.
Ajo që më tha mua që kishe një motër, e kishte fjalën për vajzën e xhaxhait, kujtonte se e kishe motër’.
Ndërkohë unë 6 muaj hapa gjithë miqtë e Metit duke i marrë në telefon ‘mos dini gjë a kam një motër unë?’. A ka gjë më të tmerrshme?”, – tha Matilda.